Drejt BE 18.000 refugjatё?! Gjendje e tensionuar nё kufirin greko-turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka bllokuar 4000 migrantё qё vinin nga Turqia nga hyrja “ilegale” nё kёtё vend, njoftojnё mediat. Sipas njoftimeve nё media, Erdogan ёshtё shprehur, se i ka hapur portat pёr refugjatёt. Situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn (28.02). Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia. “Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

18 000 refugjatё drejt Europёs?

Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur, se sipas informacioneve nga burime tё saj, Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare. Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE.

Gjendja ёshtё e paqartё. Sepse tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё “garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.

Lexo edhe :  Izraeli "aprovon", 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё „numёr i madh” i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit. (Marrë nga DW)

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV