Gjendje e tensionuar nё kufirin greko-turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka reaguar tё shtunёn pas deklaratave tё presidentit turk pёr hapjen e kufijve pёr refugjatёt. Qeveria gjermane ёshtё shprehur, se pret “qё marrёveshja BE-Turqi tё respektohet”. Ajo qёndron “nё kontakt me tё gjitha palёt”. Ministrat e Jashtёm tё diskutojnё tё enjten shkallёzimin e gjendjes nё Siri, pёrfshirjen e Turqisё nё luftime dhe gjendjen nё kufirin me Greqinё.

Situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn (28.02). Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia. “Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Sipas Stelios nё kufi u zhvillua „njё sulm i organizuar ilegal masiv”. Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

18 000 refugjatё drejt Europёs?

Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur, se sipas informacioneve nga burime tё saj, Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare. Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE. Erdogan theksoi, se „vendi i tij nuk e pёrballon dot mё njё valё refugjatёsh“. Sipas presidentit turk, numri i refugjatёve mund tё shkojё deri nё 30.000 vetё gjatё fundjavёs.

Lexo edhe :  "Rama ka nja 25 vite që përfiton..." Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Vetёm tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё “garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.

Gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё „numёr i madh” i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit.

Deutche Welle

Të fundit

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48...

Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Studiuesit kanë përpiluar një listë “përbërësish” që mund të ndihmojnë kompanitë e eksplorimit të burimeve të gjejnë rezerva të mëdha nëntokësore të hidrogjenit natyror...

Lajme të tjera

Web TV