Makina përplas patrullën e policisë, dy efektivë të plagosur në Durrës

Foto ilustruese

Dy efektivë të Policisë së Drrësit kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm, te Ura e Dajlanit, kur automjeti ka goditur makinën e patrullës së policisë.

Dy efektivët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë për në spitalin e Durrësit. Pasi janë vënë nën kujdesin e mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.

Raportohet se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte në gjendje të dehur.