Performanca e Shakirës dhe Jennifer Lopez merr 1300 ankesa për pornografi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra spektatorë janë ofenduar nga lëvizjes sensuale dhe disa veprime të këngëtareve.

Komisioni që merret me përmbajtjen e televizionit në Shtetet e Bashkuara, ka marrë më shumë se 1.300 ankesa që akuzojnë shfaqjen ‘Super Bowl’ si pornografike, pasi sipas tyre ajo ishte një ‘pornografi’ në vend që duhej të ishte një shfaqje familjare.

Konkretisht, Komisioni Federal i Komunikimit ka marrë 1.312 ankesa në lidhje me performancën e Shakirës dhe Jennifer Lopez në Super Bowl të vitit 2020.

“Një shfaqje plotësisht e papërshtatshme gjysmë- zhveshur, me striptizëm dhe në kufi me pornografinë .” , shkruhej në një nga ankesat.

“Unë nuk jam abonuar në kanalin Playboy, ne nuk paguajmë për të parë pornografi, thjesht kemi dashur të ulemi si familje dhe të shikojmë Super Bowl. Ne prisnim të shihnim futboll dhe një koncert të vogël, por përkundrazi.”thuhej në një ankesë tjetër.

Këngëtaret e përmendura nuk kanë dhënë deklarata për këtë situatë të krijuar. Pavarësisht kritikave të marra, duhet të theksohet se performanca e Shakirës dhe Jennifer Lopez tashmë ka më shumë se 136 milion shikime në YouTube , diçka që tregon se jo të gjithë menduan se ishte aq e keqe./ Burimi: lavanguardia Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV