Përfshirja në dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi: BE t’i japë peshë politike

President i Kosovës, Hashim Thaçi  është shprehur se BE-ja duhet t’i jap peshë përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se BE-ja duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi.

BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, shkruan Thaçi në Twitter.