Taksa/ Vuçiç reagon kundër planit të Kurtit: Mbështetet nga BE-ja

Presidenti Aleksandar Vuçiç teksa ka folur ne edicionin e lajmeve të Radio Televizionit të Serbisë ka komentuar heqjen e taksës nga ana e Kosovës.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti heqjen e taksës e ka bërë në koordinim me BE-në të cilët edhe e kanë mbështetur, mirëpo Serbia nuk do ta përkrahë asnjëherë këtë mënyrë të heqjes së tarifës.

Është e papranueshme për ne mënyra se si është hequr taksa.

Ai është marrë vesh me dike nga Bashkësia Evropiane të cilët e kane përkrahur propozimin e Albin Kurtit që të na heqin taksen vetëm për lëndën e parë sepse ajo iu duhet bizneseve të Kosovës e jo që i bën nder Serbisë.

Pra ne nëse për një kohë të shkurtër nuk bëhemi të dëgjueshëm ndaj BE-së dhe Kosovës të na e kthejnë prapë taksën“, ka thënë Vuçiç.