Thatësira e golave ndaj Real Madrid, surpriza që pritet të bëjë Messi

Siç ka ndodhur për kaq shumë vjet, Lionel Messi është njeriu yll në Barcelona dhe lojtari që shokët e tij të skuadrës do të shikojnë të shkëlqejë gjatë “El Clasico-s” të dielën.

Ai ka shënuar shumë gola të rëndësishëm kundër Real Madridit ndër vite, siç është goli i Champions League në 2010-2011 ose ai i fitores 3-2 tre sezone më parë.

Në total argjentinasi ka realizuar 26 gola ndaj Real Madridit, megjithëse ai nuk ka shënuar në asnjë nga pesë “El Clasico-t” e kaluar raporton “Marca”.

Në total, 336 minuta në “El Clasico” kanë kaluar për Messin që nga goli i tij i fundit kundër rivalit të madh të Barcelonës. Për një lojtar si Messi, edhe një mini thatësirë ​​si ajo është befasuese./Fjala.al/