Vullneti i PS, drejtësia e barabartë, Gjonaj: “Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin dosjet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vullneti i Partisë Socialiste është drejtësia e barabartë për të gjithë dhe ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin dosjet e zullumeve në kurriz të shqiptarëve. Ky ishte mesazhi i Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila i është përgjigjur nga Kongresi i PS dhe akuzave të ngritura ndaj saj ditët e fundit teksa deklaroi se janë frytet e para të reformës në drejtësi që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër.

“Sikur 100 herë të kthehesha mbrapsht po 100 herë do i bashkohesha këtij fronit. Sikur 100 herë më shumë baltë dhe propagandë të duhet të duroj për vete e familjen time, 100 herë më shumë do i them vetes e të tjerëve kjo luftë ia vlen dhe do të bëhet sepse është një luftë për Shqipërinë, për qytetarët e këtij vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë se e thyejnë vullnetin e PS për ta bërë Shqipërinë europiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë”, tha Gjonaj.

Sipas saj populli shqiptar po merr në dorë armën ligjore dhe se e vetmja garanci për drejtësi është Partia Socialiste. “Reforma në drejtësi është ende në kantier, ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj por më besoni që janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër. Populli shqiptar po merr në dorë armën ligjore. E vetmja garanci që shqiptarët të shohin më në fund dritën e drejtësisë jemi ne PS”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Lexo edhe :  Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Në fund ajo citoi shkrimtarin e njohur Dritëro Agollin për reformën në drejtësi.

“Dua të citoj patriarkun Dritëro Agolli 2 ditë para miratimit të reformës në drejtësi: ‘Kam dëgjuar se mbi 90% e popullit e do këtë reformë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. Kur ke popullin me vete, beteja është fituar, është revolucion’. Ky revolucion është misioni ynë dhe kush do tentojë ta ndajë do të marrë përsëri e përsëri shuplakën e popullit”, theksoi Gjonaj.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV