Aksidenti në aksin Tiranë- Fushë Krujë, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton se ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksidentin në Tiranë- Durrës.

Gjithashtu, policia informon se 6 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve, por nuk dihet ekzaktësisht se cili prej automjeteve.

Në aksident janë përfshirë automjeti Volkswagen Touran me targa AA 492 PY, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG .

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një trafik i rënduar në dy kahet e saj prej 10 km.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit

Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të...

“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët...

“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes...

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë. Informohet se si...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Lajme të tjera

Web TV