Durrës/ Përmbyset varka, shpëtohet një peshkatar. Zhduket tjetri  

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mesditë në bregdetin e Durrësit, kur një  varkë peshkimi është përmbysur në det.

Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë, raporton BW.