Shtyhet seanca ndaj Henri Çilit dhe 29 të tjerëve, gjyqtari del i lidhur me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Përmetit ka shtyrë seancën ndaj Henri Çilit dhe 29 të tjerëve pasi është konstatuar lidhja mes gjyqtarit të çështjes dhe njërit prej të ndaluarve, konkretisht administratorit të pronave të Henri Çilit,Betim Shkupi.

Shkupi ka dalë i njohur me gjyqtarin Dritan Hasani pasi dikur kanë shokë klase dhe për këtë arsye seanca është shtyrë për në orën 13:30 të ditës së sotme.

Hetimi

Hetimi i cili kishte nisur që në shtatorin e vitit të kaluar, për “Falsifikim të kartëmonedhave” bëri që shumë persona të përfundonin pas hekurave.

Gjatë hetimit policia dhe prokuroria ra edhe në gjurmët e Henri Çilit i cili akuzohet për ndikim në Gjykatën e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetë, me qëllim që ato të gjykoheshin në 50 dosjet e para.

Sipas policisë, dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë lidhen me lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko, për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat, Ibrahim Basha, si dhe për lirimin e  Feti Yzeiraj i dënuar për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ‘68-ën.

Të dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe si relator kanë Ardian Dvoranin, i cili është iu vetmi gjyqtar që ka mbetur në këtë institucion. Dvorani është aktualisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e tij, Dvorani e ka mohuar të ketë pasur një takim me Henri Çilin për këtë çështje.

Lexo edhe :  Mjegulla misterioze mbulon Durrësin, pamje të rralla nga bregdeti

Henri Çili akuzohet për një sërë veprash penale, si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu Henri Çili ka folur për oficerët e Policisë Gjyqësore, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë, në një orë e gjysmë seancë me pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar. Mes të tjerash, ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Ndërkaq, ditën e djeshme është arrestuar edhe administratori i pronave të Henri Çilit, Betim Shkupi, i cili së bashku me Aristidh Çolin e kanë çuar në 30 numrin e të arrestuarave.

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV