Minishengeni nxjerr në rrugë fermerët e Korçës: Nëse ndodh, ne ikim në Serbi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë tonelata me patate, qepë e mollë që kanë mbetur stok e po kalben në magazinat e fermerëve të Korçës. Ata thonë se ky është ndër vitet më të vështirë për shitje, ndërsa janë të alarmuar se minishengeni Ballkanik do të ngrejë traun e doganës për produktet e vendeve të rajonit që do t`i çojnë në faliment.

Tonelata prodhimi bujqësore dhe mollë kanë mbetur të pa shitura dhe po kalben në magazinat e fermerëve të Qarkut të Korçës. “Kemi gjendje 15 mijë kuintal patate, janë të gjitha magazinat plot dhe nuk ka tërheqje. Situata shumë e vështirë për ne, mjerë bujqit dhe fermerët.”

Shkak sipas tyre është mungesa e tregut dhe konkurrenca sipas tyre e pandershme, ndërsa janë të alarmuar nga ideja e projekti i Minishengenit. Sipas tyre ky akt mund tu hapë dyert produkteve nga vendet e rajonit ku fermerët subvencionohen më shumë nga qeveritë. “Nëse me Minishengenin do të bëhet një tregti e lirë dhe pa dogana, atëherë rrethi i Korçës është i mbaruar. Ne duhet të marrim çantat në kurriz dhe të vemë refugjatë në Serbi!”

Për kultivuesit e patates është ndër vitet më të vështira, ndaj ata kërkojnë reagimin e shtetit pasi thonë se po falimentojnë. “Ata i subvencionin shteti. Kanë mbetur 70 kuintal mollë pa shitur. Kam shkulur 6 dynym”-thonë fermerët të cilët kërkojnë kushte tregu për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre.

Sipas të dhënave fermerët thonë se janë duke u përballur me vështirësi  të mëdha dhe një situatë e tillë bën që edhe malli të shkoj dëm ose të përfundojë në kanal. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV