Policia greke përdor gaz lotsjellës për të bllokuar vërshimin e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka reaguar tё shtunёn pas deklaratave tё presidentit turk pёr hapjen e kufijve pёr refugjatёt. Qeveria gjermane ёshtё shprehur, se pret “qё marrёveshja BE-Turqi tё respektohet”.

Ajo qёndron “nё kontakt me tё gjitha palёt”. Ministrat e Jashtёm tё diskutojnё tё enjten shkallёzimin e gjendjes nё Siri, pёrfshirjen e Turqisё nё luftime dhe gjendjen nё kufirin me Greqinё.

Situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn (28.02). Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia. “Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve.

Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Sipas Stelios nё kufi u zhvillua „njё sulm i organizuar ilegal masiv”.

Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

18 000 refugjatё drejt Europёs?

Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur, se sipas informacioneve nga burime tё saj, Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare.

Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve.

Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE. Erdogan theksoi, se „vendi i tij nuk e pёrballon dot mё njё valё refugjatёsh“. Sipas presidentit turk, numri i refugjatёve mund tё shkojё deri nё 30.000 vetё gjatё fundjavёs.

Lexo edhe :  Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Vetёm tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё “garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.

Gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё „numёr i madh” i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit. /DW 

Të fundit

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e...

“Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021”

Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura...

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV