Tatimet kontrolle blic në biznesin farmaceutik për rritjen e çmimit të maskave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.

-8 Mallra pa faturë tatimore;

-4 raste për moslëshim kuponi tatimor;

-2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;

-1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;

-2 raste për referim hetimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijojë me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, përfundon njoftimi I tatimeve.

Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj Itali gjatë javës së kaluar, frika u shtua dhe në Shqipëri për infektimin nga virusi I ri. Shitjet e anti-bakterialeve për duart dhe të maskave u rritën ndjeshëm në farmacitë vendase, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës.

Kjo çoi dhe në një shtrenjtim të tyre, deri në 1,000 lekë, një dukuri në fakt që u konstatua dhe në Itali e Kosovë. Në Kosovë ndërhyri Autoriteti I Konkurrencës. /Monitor

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV