Ilir Meta e krahason veten me Skënderbeun: Sot krijoj Besëlidhjen e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta duke përkujtuar mëngjesin e sotëm, Besëlidhjen e Lezhës të mbajtur nga Skënderbeu më 2 marsin e vitit 1444, ka hequr një paralele mes kësaj date dhe protestës së ditës së sotme.

Meta shkruan se ai po ndjek shembullin e heroit kombëtar që sipas kreut të shtetit  ‘na ka lënë si si testament, domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë’.

Për këtë arsye, Ilir Meta shkruan më tej në Facebook-un e tij, se me protestën e sotme do të krijohet Besëlidhja e re e shqiptarëve.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirë se vjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi! ??”,shkruan Meta në Facebook.

Të fundit

Kur legjenda e Romës thotë “do bëj tifo për Interin”, Francesco Totti jep mesazhin e tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka treguar hapur mbështetjen e tij për Interin në finalen e madhe të Champions...

Bardhi përfitoi nga lajmi për Elvis Pupën që t’i hidhte një kunjë: Bota sillet

Sot u raportua se Elvis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa e shoqja e tij, Belina po përballet me drejtësinë në Australi, për shkak...

Leksioni i fundit i jetës nga Artan Lame: “Mos u zini, ka vend për të gjithë”

E ndërsa Artan Lame nuk ndodhet më midis nesh, gazetarja dhe mikja e tij Anila Basha ka risjellë në kujtesën e secilit një ndër...

“Dhashë një pronë me qira dhe…” Gruaja e Elvis Pupës reagon pas akuzave në Australi

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale, bashkëshorte e artistit Elvis Pupa, po përballet me akuza në Australi për kultivim të...

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar konfliktin me botën arsimore. Burime...

Lajme të tjera

Web TV