Jeta mes dy zjarreve e refugjatëve sirianë në kufirin greko-turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi se nëpërmjet qytetit Edirne ka arritur në 36.776 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia.

“Që nga ora 21:02 nëpërmjet qytetit Edirne nga vendi jonë janë larguar 36.776 emigrantë”, ka thënë Soylu.

Ndërkohë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thekson se vendi i tij nuk është në gjendje të menaxhojë turmat e mëdha të refugjatëve, prandaj dhe mori vendimin për të hapur kufijtë.

Nga ana tjetër, emigrantët e parregullt vazhdojnë kalimet e tyre në kufirin e Greqisë me qëllimin për të kaluar në Evropë.

Forcat greke të sigurisë kanë formuar barrikadë me tela me gjemba para pikës kufitare Kastanies ndërsa pas barrikadës kanë grumbulluar një numër të madh të forcave policore.

Ndaj emigrantëve të parregullt që presin para barrikadës, forcat e sigurisë shpeshherë përdorin ujin me presion si dhe herë- herë gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Gjatë këtyre ndërhyrjeve disa emigrantë janë plagosur pasi janë goditur nga kapsulat.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV