Moti për sot/Dita nis me vranësira dhe reshje, pasditja ndryshon gjithçka

Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Megjithatë, sipas Meteoalb pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit  në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 20°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar  dallgëzimi 5 ballë.