Rrëfimi tronditës i Rudina Hajdarit: Kam qenë viktimë e dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka prekur zemrat e të gjithëve kur deklaroi se dhe ajo ka qenë viktimë e dhunës.

Deputetja e opozitës sqaroi se ajo ka qenë viktimë e dhunës kur ka qenë më e re dhe i bëri thirrje qeverisë që të masë masa pasi gratë shqiptare po vriten dhe dhunohen çdo ditë.

Gjithashtu, Hajdari shtoi se edhe nëna e saj  mund të ketë qenë viktimë e dhunës në kohën e komunizmit.

Pjesë nga deklarata e Rudinës:

 “Më lejoni të prek sot dy probleme. Isha në Ballsh javën e kaluar për të folur me naftëtarët për pagat e tyre. Historia e tyre është e dhimbshme,kur ne shpesh i dëgjojmë historitë e tyre, shikojmë vetëm ca shifra.

Qeveria sot nuk  i ka qejf njerëzit e varfër. Naftëtari Gramozi më thoshte që shkonte çdo ditë dhe helmohej për të përpunuar naftën dhe këtë e bënte për fëmijët e tij. Naftëtarëve nuk u është siguruar paga.

Një histori tjetër ishte rrëfimi i një naftëtari që tha nuk kam lekë t’ja çoj fëmijës që kam në Tiranë, kam marrë borxh më tha. Çfarë bën sot qeveria arrogante përballë këtyre njerëzve? Këto histori janë histori të vëllezërve tanë, ndaj tyre ju keni vetëm një qasje grabiqare, ju jeni bërë miliarderë.

Kjo sallë është salla miliarderëve, si ka mundësi që ata njerëz jetojnë mbi naftë dhe nuk kanë para as për ilaçe. Ne jemi një vend me pasuri natyrore, po ndodh kjo që disa njerëz janë bërë miliardera dhe po grabitin shqiptarët. Pse naftëtarët janë akoma në grevë urie? Rama nuk e mbajti premtimin e tyre.

Kemi një klasë politike që nuk i duron dot njerëzit e thjeshtë, madje sot i kanë brezdi. Ju mos e harroni asnjëherë se për të gjitha këto mëkate të gjitha do të paguhen. Isha pikërisht në këtë parlament dy vite më parë, ku thashë për një gjyqtare që ishte vrarë, çfarë bëri parlamenti, asgjë.

Në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Vajzat dhe gratë dhunohen çdo ditë, më vjen keq që pas dy vjet e gjysmë, vriten gra në rrugët e Tiranës. Çfarë po bëni ju sot? A e kuptoni ju sot, që çdo grua që ju keni në krah mund të jetë dhunuar një ditë. Duhet të luftojmë për këtë fenomen. Zonja ministre duhet të kishte marrë një hap për këtë gjendje, duhet të kishte marrë masa më konkrte për këto gra.

Ministri i rendit duhet të kishte marrë masa për këtë fenomen, duhet të kishte shkarkuar dikë. Historia e gruas shqiptare është historia e një gruaje që vuan gjithë jetën e saj. Femra shqiptare vuan më shumë se çdo grua tjetër.

E deklaroj edhe unë para jush se kur kam qenë më e re kam qenë pre dhe viktimë e dhunës. Jemi të gjitha viktimë e këtij fenomeni. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë viktimë e dhunës në kohën e komunizmit.

Unë kam qenë  viktimë e dhunës por fëmija im nuk duhet të jetë viktimë e dhunës. E dini pse? Unë të paktën i mora forcat  sepse jetova në një vend si SHBA ku më armatosi me të gjitha mjetet për të luftuar sot. Duhet të luftojnë gratë”, u shpreh Hajdari.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Ja pse bëra "fushatë" për Jorida Tabakun

 

 

Të fundit

“Valë” dorëheqjesh në Lushnje/Ikin 13 drejtorë dhe 10 drejtuesit e Njësive Administrative

Në Bashkinë e Lushnjes kanë dhënë dorëheqjen 13 drejtorë të këtij institucioni pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, po në Lushnje,...

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve...

Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, të bukurat i “kapte” Tërshana

Aktori i mirënjohur i humorit dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda ishte i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, ku foli për...

Gjilpëra që ndaloi së qepuri: Vrasja e Xhani Versaçes, fundi tragjik i një ikone mode

15 korrik 1997 Përgatiti: Leonard Veizi Vitet ’90 ishin një dekadë ku kultura pop, moda dhe media jetonin në një simbiozë të paparë më parë. Ishte...

Tensionet me Vladimir Putin – Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus, madje e ka pyetur presidentin ukrainas,...

Lajme të tjera

Web TV