Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Të gatshëm kundër dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i trupave paqeruajtëse amerikane në Kosovë tha se forcat e vendit të tij janë të pajisura dhe të gatshme për të parandaluar çdo dhunë në veriun e Kosovës.

NATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1,000 trupa të tjerë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin ‘Nothing Hill’ afër qytetit të Leposaviqit, në veri të Kosovës dhe patrullojnë rrugët që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje dhe jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu. Unë jam i sigurt për këtë”, thotë Koloneli Ross Walker, Komandant i trupave amerikane në Kosovë.

Ushtarët amerikanë parkojnë kamionët e tyre të bardhë, që nuk janë të blinduar, afër kufirit me Serbinë dhe më pas ecin pranë hekurave metalike që deri vonë mbanin tabela që sinjalizonin vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se çelësi për këtë është dialogu paqësor. Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që t’i bëjmë gjithmonë gjërat përmes një dialogu kundër çdo lloj dhune”, thotë Koloneli amerikan, Ross Walker.

“Ne vijmë këtu mjaft shpesh. Nuk mund të flas për ndonjë hollësi për atë që kemi, ose nuk kemi parë, por nëse vërejmë diçka, informacioni u kalohet organeve të rendit vendas”, thotë Togeri i ushtrisë amerikane në Kosovë, Mcveigh.

NATO është përforcuar në Kosovë me 1,000 trupa shtesë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Lexo edhe :  Seanca për Kosovën/ SHBA kritika Serbisë në Këshillin e Sigurimit

Diplomatët perëndimorë dhe disa analistë paralajmërojnë se tensionet më të fundit rreth vendimit të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb mund të nxisin më tej tensionet në veri./O.S

Të fundit

Gazetari zbulon skemën: Ja pse Metës i intereson largimi i Monikës

Gazetari Artan Hoxha tregoi arsyen e deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për deputeten Monika Kryemadhi. Sipas...

“Lajthitja” e Metës,/ Analisti: LSI mori tatëpjetën që kur Iliri ra në grackë

Analisti Ben Andoni është shprehur se Partia e Lirisë është një forcë politike që ka konfuzion lidhur me ideologjinë e vetë. Andoni tha gjithashtu se...

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka...

Shpërthimi me tritol në banesën e magjistratit, reagon KLGJ: Dënojmë aktin kriminal

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e magjistarit Tonin Sterkaj. KLGJ shprehet se dënon aktin dhe se kjo...

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani premton spektakël dhe “luftë”

Tirana dhe Partizani, do të përballen mes tyre, në derbin e kryeqytetit, në një sfidë ku spektakli është i garantuar. Në ndeshje si kjo, skuadrat...

Lajme të tjera

Web TV