Dhunoi bashkëshorten/Gjykata:“Kujtim Gjuzi të rrijë 200 metra larg gruas”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja dhe djali i Kujtim Gjuzit kanë marrë urdhër mbrojtjeje pas denoncimeve të këtyre të fundit për dhunë psikologjike dhe presion nga ana e deputetit.

Gruaja dhe djali i Kujtim Gjuzit kanë marrë një edhe një urdhër mbrojtje në muajt e fundit të 2019-ës.  Vetëm pak kohe pas publikimit të lajmit në media për urdhrin e mbrojtjes që kishte lëshuar Gjykata për bashkëshorten dhe djalin dhe që e detyronte atë që të linte shtëpinë dhe të mos i afrohej, Kujtim Gjuzi ka mohuar që ka ushtruar dhunuar, shkruan Panorama.

“Kujtim Gjuzi deklaroi me përgjegjësi: S’kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në Polici nga unë”, shkruante deputeti në “Facebook”.

VENDIMI

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, paditësja ka pretenduar “se në kushtet ku ndodhet, në pamundësi për të jetuar në banesën e saj dhe në kushtet e kërcënimit nga bashkëshorti i saj nëpërmjet mediave deri në nëpërkëmbjen e integritetit të saj, kërkoi mbrojtje për vete dhe për djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare”, të kryera sipas saj nga deputeti Gjuzi.

Pakënaqësi ndaj këtij të fundit, ka shprehur edhe djali i mitur, i cili më herët i kishte kërkuar nënës së tij të largohen nga shtëpia, për shkak të ofendimeve që Gjuzi i kishte bërë. Gjatë gjykimit të kërkesës, kishte dhënë dëshminë edhe një mik i Gjuzit, i cili ka pretenduar se deputeti dhe djali i tij kanë një marrëdhënie normale dhe se ai ka kontribuuar në familje.

“Fëmija u shfaq i qetë emocionalisht gjatë pyetjeve të drejtuara dhe i bindur në atë që kërkonte, por në momentin kur pyetjet dhe tema fokusohej në marrëdhëniet me babanë e tij, djali shprehte shqetësim, duke pretenduar se babai i tij nuk ka pasur një sjellje normale me të. Gjithashtu, shqetësimi tjetër kishte të bënte me deklarimet e të paditurit, i cili para tri vitesh e ka ofenduar atë. Fëmija është ndierë shumë keq dhe i ka kërkuar nënës së tij, paditëses, të largoheshin nga shtëpia. Në këto kushte, paditësja së bashku me djalin është larguar nga banesa e saj dhe aktualisht jetojnë te prindërit e saj”, shkruhet në vendim.

Lexo edhe :  Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Në pjesën urdhëruese të këtij vendimi, Gjuzi nuk duhet të kryej vepër të dhunës në familje, duhet të largohet nga shtëpia dhe të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe djalit deri në 200 metra.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV