Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen për herë të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Ukrainës Alexiy Honcharuk ka paraqitur dorëheqjen e tij të martën dhe do të largohet nga detyra ditën e nesërme, pasi Parlamenti ta miratojë dorëheqjen e tij me një votim.

Ai do të zëvendësohet nga Denys Shmygal, i cili u emërua zv-kryeministër muajin e kaluar. Më parë ai kishte mbajtur postin si kryetar i administratës rajonale të Ivano-Frankivsk.

Kryeministri Honcharuk nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij, por kjo nuk është hera e parë që ai e paraqet atë.

Ai e paraqiti dorëheqjen e tij në muajin janar, pasi i’u publikua një video regjistrim ku ai tha se Presidenti Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk dinte asgjë rreth ekonomisë. Presidenti e quajti ngjarjen ‘të pakëndshme’, por i kërkoi Kryeministrit të qëndrojë në detyrë./Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e...

“Ndalo aty”/ Ndjekje si në filma, oficerja e policisë zhytet në ujë për të kapur hajdutin

Ngjarja u kap nga kamera në trupin e njërit prej dy oficerëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) të përfshirë në incident. Momente...

Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në provincën veriperëndimore turke të Çanakalasë të hënën, ku një zjarr kishte shpërthyer...

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Gjatë kontrollit të kryer...

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë,...

Lajme të tjera

Web TV