Kanë dalë edhe përballjet e grupeve të Ligës A, ku ndodhen edhe përfaqësueset më të mëdha dhe më të forta.
Katër fituesit e Ligës A do sigurojnë kalimin e menjëhershëm në finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2021.
Në grupet e krijuara nga kjo Ligë duket qartë se do kemi supersfida, nga të cilat edhe ndeshje që mund të cilësohen si finale të parakohshme si Gjermani-Spanjë, që pritet të jetë përballja më e fortë.
Ndërsa kemi dhe rikthimin e një përballje të fuqishme siç është ajo midis Francës dhe Kroacisë, që ishin finaliste të Kupës së Botës, e cila u fitua nga francezët.
Më poshtë janë të gjitha grupet e Ligës A, ku shikohet se do ketë goxha ndeshje të fuqishme.
Liga A
Grupi 1: Poloni, Bosnjë Hercegovina, Itali, Holanda.
Grupi 2: Islanda, Danimarka, Belgjikë, Anglia.
Grupi 3: Kroaci, Suedi, Francë, Portugalia.
Grupi 4: Gjermani, Ukrainë, Spanja, Zvicra./Fjala.al/