Dyrnjaja: PS-ja sot si PD-ja në 2013-ën. Largimi i Ramës do e dërrmonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Denis Dyrnjaja është i mendimit se Partia Socialiste sot është e ngjashme me Partinë Demokratike të 2013-ës kur humbi zgjedhjet parlamentare. Në emisionin “Arena” në Ora Neës, Dyrnjaja tha se në PS nuk ekziston numri 2 apo 3 dhe kjo është krijuar për shkak se partia është kthyer në një garnizon të rreshtuar.

Sipas gazetarit, largimi i Ramës do të dërrmonte PS-në njësoj siç ndodhi me PD-në me largimin e Sali Berishës.

“Në fakt pikëpyetja e madhe kjo është. Ajo që la pas Berisha me PD, është e frikshme që mund të jetë dhe me ikjen e Ramës. Në mënyrën se si funksionon sot PS, largimi i Ramës do ta dërrmonte PS. Sot nuk ka një dysh, një tresh, unë sot shoh një garnizon të rreshtuar. Idea është që PS ka humbur elasticitetin politik brenda vetes së vetë. Atë lloj lirie që krijoi Nano.

Kishte shumë gjëra që prisheshin për të krijuar atë frymë liberale. PS ka qenë një buqetë kualitetesh dhe nga pikëpamja intelektuale. Në kualitetin e debatit politik, nëse dikur kishim më pak shantazh, sot kemi vetëm shantazh. Sot flitet me kodifikime. Kemi kaluar në një rrafsh tjetër. Nuk ka më politikë sot”, tha Dyrnjaja.

Të fundit

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se...

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi situatën në PD, e cila,...

“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende...

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm...

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur dhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të...

Lajme të tjera

Web TV