Helmimi i 30 nxënësve me sprajt/Policia çon në komisariat djalin problematik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka shoqëruar në komisariat djalin që hodhi lëndën ‘helmuese’ në shkollë duke bërë që 30 nxënës të ‘Janaq Kilicës’ në Fier të përfundojnë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nxënësi është banor në fshatin Kurjan të Fierit dhe njihet si nxënës shumë problematik. Ai dyshohet gjithashtu se ka hedhur 1 javë më parë lëndën helmuese, kur disa nxënës përfunduan në spital me shenja helmimi. Ndërsa u justifikua se bëri shaka.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të fundit

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një...

Raporti vjetor i KLP: Nga 341 prokurorë, vetëm 220 në detyrë

Jo vetëm procesi i vetingut, por edhe largimet prej mbushjes së moshës së pensionit, apo kërkesat për dorëheqje, kanë krijuar një boshllëk të konsiderueshëm...

Frika ‘pushton’ iranianët: Nuk kemi ku të fshihemi!

Frika dhe pasiguria po përfshijnë qytetet më të mëdha të Iranit, teksa Izraeli ka paralajmëruar se do të vijojë goditjet ndaj Republikës Islamike për...

Lajme të tjera

Web TV