Helmimi i nxënësve/ Nxënësja tregon ngjarjen: Ishte më keq se… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nxënëse e shkollës “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit dëshmon se helmimi këtë herë ishte më i rëndë.

“Tek klasa ime nuk u ndje shumë, por në kat të dytë u ndje më shumë. Janë helmuar shumica e nxënësve të vitit të parë dhe të vitit të tretë” tha vajza për Ora News. 

Ndërkaq, mjekët bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia deklaron se paraprakisht  dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në  bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht  dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”, njofton policia.  Kjo është hera e dytë kur nxënësit e kësaj shkolle helmohen brenda institucionit arsimor.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV