Qeveria greke siguron anije lufte për akomodimin e refugjatëve sirianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lesbos është një nga zonat ku fluksi i refugjatëve sirianë është përqendruar, qeveria greke ka dërguar një anije për të strehuar të paktën rreth 600 persona të cilët arritën në tokën greke së fundmi.

Anija ushtarake e cila më parë ka shërbyer për qëllime lufte, është dërguar në portin e Mytilene dhe do të shërbejë si akomodim për refugjatët e ardhur. Rreth 508 persona kanë fjetur nga e hëna dëri më sot në një kamp të improvizuar në portin e Mytilene.

Gratë dhe fëmijët e kanë kaluar natën në autobusa, ndërsa burrat jashtë të mbuluar me batanije.

Autoritetet greke kanë shpërndarë ushqime dhe ujë për të gjithë personat që ndodhen në këtë zonë, ku mes tyre ka dhe fëmijë të pashoqëruar për të cilët deri më tani nuk është marrë ende asnjë masë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure kanë arritur më shumë se 100 refugjatë të tjerë të cilët kanë mbërritur me dy autobusë nga Skala Skirmeas një nga plazhet më të afërta me Turqinë. Për shkak të motit të keq, erës së fortë as dje dhe as sot shumë anije nuk kanë mbërritur në Lesbos.

Refugjatët mbahen të rrethuar me gardhe dhe nuk kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për azil, pasi qeveria greke e ka pezulluar procedurën për një muaj duke injoruar dhe paralajmërimet e KB-së se është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Sipas autoriteteve të portit, vetëm pesë nga 508 migrantët që ishin në port këtë mëngjes pretendojnë se janë sirianë. Shumica janë afganë ose afrikanë, nga vende si Kongo, Gambia ose Nigeria.

“Ata duhet të kuptojnë se kufijtë grekë janë të mbyllur. Këta njerëz do të kthehen në vendet e tyre,” thotë Fios Garufalias, nga Rojet Bregdetare e Lesbos, i cili beson se mungesa e mbërritjeve në dy ditët e fundit tregon se masat e ashpra të vendosura nga qeveria po hyjnë në fuqi.

Lexo edhe :  Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

“Koha na ka ndihmuar, por operacionet e përbashkëta të marinës, ushtrisë dhe Rojes Bregdetare për të mbrojtur brigjet tona gjithashtu kanë qenë themelore,” shton Garufalias./Fjala.al

Të fundit

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione...

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54%...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre. Të...

Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Eurovizioni, vendi ku votohet politikisht. Nga një festival muzikor në një pasqyrë interesash dhe aleancash Nga Leonard Veizi Pavarësisht vendit të tetë – një vend...

Lajme të tjera

Web TV