Qeveria iraniane dënon me burg regjisorin që fitoi “Ariun e Artë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori iranian Mohammad Rasoulof , i cili fitoi javën e kaluar “Ariun e Artë” në Berlin , për filmin “There is no evil”, është dënuar nga qeveria e vendit të tij për të vuajtur një dënim prej një viti burg . Lajmi u konfirmua nga avokati i tij Nasser Zarafshan për agjencinë Associated Press.

Që nga viti 2010 Rasoulof është përndjekur nga vendi i tij për filmat që ai krijon duke treguar sa e ashpër dhe tirane është qeveria iraniane. Ai u arrestua në mes të një xhirimi dhe akuzohet për xhirime pa leje, për bërje propagande kundër regjimit dhe u dënua me 6 vjet burg dhe tërheqje të pasaportës, përfshirë dhe ndalimin e largimit nga vendi.

Rasoulof, i cili jeton me kusht , nuk ishte në gjendje të shkonte në festivalin e filmit në Berlin për të marrë çmimin e tij. Në vend të tij ai dërgoi vajzën e tij, e cila gjithashtu interpreton në filmin fitues.

Regjisori, i cili ka studiuar sociologji në Teheran, është një nga kineastët më të njohur në vend dhe pse asnjë nga filmat e tij nuk është shfaqur në Iran./Fjala.al

Të fundit

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Lajme të tjera

Web TV