Kriza e refugjatëve/ BE akordon 170 milionë euro shtesë Sirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell , njoftoi të mërkurën se Bashkimi Evropian do të akordojë 170 milion euro ndihma humanitare për Sirinë , 60 prej tyre adresuar “krizës humanitare” në veriperëndim të Sirisë, ku milicitë, xhihadistët e mbështetur nga Ankaraja paraqesin rezistencën e fundit ndaj regjimit Bachar Al-Asad, të mbështetur nga Rusia.

Në mesazhin e tij në rrjetin social, ai theksoi se Turqia duhet të bashkëpunojë për t’u përballur me “sfidat e përbashkëta dhe gjetjen e zgjidhjeve“.

Ne kemi një interes të përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit në Siri. Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje t’i japim fund vuajtjeve të popullatës civile dhe të kontribuojmë në adresimin e sfidave më të rëndësishme me të cilat përballet Turqia aktualisht, “shtoi kreu i diplomacisë.

Pas takimeve në Ankara, Borrell ka kritikuar vendimin e Turqisë për të lejuar mijëra refugjatë të lëvizin drejt kufirit Grek.

“Veprimet e njëanshme të Turqisë janë një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të besimit, të cilat janë më të domosdoshme sot se kurrë. Ju nuk mund të rrezikoni jetën e njerëzve, “tha Borrell në një mesazh në Twitter, pas takimit në Ankara, me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu.

Borrell, i cili gjithashtu u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan , dhe me disa zyrtarë të tjerë të lartë, nuk folën para mediave.

Si Borrell dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , sot patën disa takime me kupolën e shtetit turk për të analizuar si luftën civile në Siri, ashtu edhe krizën e gjeneruar në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku mijëra njerëz presin të hyjnë BE pasi Turqia njoftoi se nuk do të pengojë kalimin./Fjala.al

Të fundit

‘’Gjithë fshati im po pret që të dal”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur i hoqën këngën

Këngëtarja e njohur shqiptare, ndër më të dashurat nga publiku, Aurela Gaçe ka rrëfyer një pjesë nga rrugëtimi i...

Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares...

Iu vodhën votat brenda PD-së, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, kërkon hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS...

Kurti: Do presim 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA

Qeveria në Kosovë ka miratuar vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre....

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

Lajme të tjera

Web TV