Meta sulmon ambasadoren e SHBA Yuri Kim: Po rreshtohet krah falsifikatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Meta e rreshtoi ambasadoren krah falsifikatorëve që sipas tij përpiqen të shkelin parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.

Komentet e Metës erdhën pas takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kim, ku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi.

Pyetja kishte të bënte me Gjykatën Kushtetutese po edhe me skandale më të fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese përmes praktikave mafioze të falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë e cila është akuzuar për katër vepra penale.

Ajo vazhdon të jetë krenare ndërkohë që i vetmi detyrim është të përgjigjet para prokurorisë nëse ajo është e paanshme. Nuk ndaloj askënd të rreshtohet krah falsifikatorëve brenda dhe jashtë vendit. Se kush e ka minuat zbatimin e suksesshme të kësaj reforme.

Kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetues, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota, kush ka bllokuar komitetin e emërimeve në drejtësi për 3 vite, kjo është çështje tjetër dhe na ka dëmtuar shumë, por edhe se kush përpiqet të mbështesë këtë akt që unë me anë të fakteve dhe argumenteve të mia e kam cilësuar si përpjekjen finale për grusht shteti, të gjithë po e shohin shumë drejt.

Jam krenar që kam qene dhe mbetem gjithmonë në mbështetje të kushtetutës së popullit tim, të votuar me 140 vota, edhe me bekimin e Komisionit të Venecias., SHBA-s1%, BE-së. kam bërë detyrën time në raport me qeverinë, edhe me opozitën , që mos u ikë përgjegjësive të saj.

Edhe me partnerët ndërkombëtarë, dhe këto janë marrëdhënie të dokumentura, kam respektin më të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë se bashku në kushtetutën e Republikës por më vjen keq për ata që nuk kanë kontribuar me integritet në Respekt të Kushtetutës, por kanë mbështetur dikur hapur, diku tinëzisht kapjen e saj.

Unë nuk mund të them diçka më shumë, por nuk ka asnjë vend në Evrope që të ketë qëndruar edhe një minutë të vetme pa Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese“, tha Meta gjatë konferencës së përbashkët me homolgun bullgar i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV