Nis shitja e biletave të finales së Championsit, UEFA bën publike çmimet

UEFA ka zyrtarizuar shitjen e biletave për finalen e Champions League 2019-2020, që do të zhvillohet më 30 maj në Stamboll.

Ndonëse shumë aktivitet sportive janë anuluar e shumë të tjerë janë postuar ose vendosur të zhvillohen me dyer të mbyllura, qeveria e futbollit europian ka zyrtarizuar se ndeshja më e rëndësishme e vitit të luhet me praninë e tifozëve.

UEFA komunikoj se shitja e biletave për të ndjekur finalen e Championsit në stadiumin “Olimpik Ataturk” ka filluar sot dhe se afati i fundit do jetë 12 marsi.

Çmimet e biletave variojnë nga 70 euro minimalja deri në 600 euro maksimumi.

Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e biletave për finalen e Championsit janë:

Kategoria 4: 70 euro

Kategoria 3: 180 euro

Kategoria 2: 450 euro

Kategoria 1: 600 euro

Ndërkohë biletat mund të merren përmes platformës on-line të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste në një moment të dytë./Fjala.al/