Policia bën goditjen e madhe, zbulohet skema kriminale brenda laboratorit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 12 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të vendeve të BE-së.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, në pranga janë vendosur personat me iniciale L. Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë. Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë  

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së. Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar  “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. SH., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Lexo edhe :  3 emrat që trajneri Sylvinho "harroi" t'i grumbullonte me kombëtaren

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Të fundit

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV