Helmimi i nxënësve në Fier/Flet 15-vjeçari: Kisha sprajtin në xhep dhe… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri prej nxënësve të akuzuar për helmimin e 60 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier ka treguar gjithë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë.

15-vjeçari tregon për News 24 se ai ka pasur një sprajt në xhep, por mohon që ai të ketë lidhje me helmimin.

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?

Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?

Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?

Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?

Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?

Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?

Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?

Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?

Po

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV