Elbasan/Autoambulanca merr përpara makinën, plagosen çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme ku për pasojë është plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, kur një ambulancë e spitalit të qytetit u përplas me një makinë tip “Volkswagen”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M.,  banues në Elbasan.

Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  “Volkswagen”,  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.