Meta uron mësuesit: Sot janë vënë në ballë të pranverës kuqezi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta uron 7 marsin të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

Meta harron pa kujtuar edhe mësuesen e tij të parë, por edhe të tjerat që e kanë ndjekur ndër vite, në bankat e shkollës.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan “Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit!”
Mesazhi i plotë i Metës:
Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!

Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë sukese në misionin fisnik të mëkimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike!
Një urim dhe një falenderim të veçantë kam sot për mësuesen time të parë Lenin, mësueset e mia tek “Kongresi i Lushnjës”, “Fan Noli” dhe “Sami Frashëri”, Kadrie Dibra, Kasiani Nikolla, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo, Mirjana Hoxhasi, Nafie Ciu, Ana Papa, Fatmira Kocani, Enis Terhati, Edmond Gega e shumë të tjerë, si dhe për të gjithë profesorët e pedagogët e mi të dashur të cilët i kujtoj me shumë respekt dhe nostalgji.

Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit!
Faleminderit edhe të gjithë mësuesve, pedagogëve e profesorëve të nderuar që së bashku me ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë janë vënë sot në ballë të PRANVERËS KUQEZI!
Lavdi përjetë atyrë që dhanë jetën për gjuhën tonë të shenjtë!
Të mos harrojmë kurrë amanetin e Petro Nini Luarasit: “Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!” ??✒??

Lexo edhe :  Gjykata e Apelit në SHBA: Shumica e tarifave të Trump-it janë të paligjshme

Të fundit

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Lajme të tjera

Web TV