Neutraliteti i BE-së dhe ultimatumet amerikane- Nga Xhemal Ahmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Xhemal Ahmeti

BE – Pa njohjen e Kosovës si shtet, pa yll, pa ambivalenca dhe pa floska oportuniste në qëndrime, BE nuk mund të jetë asnjëherë garantuese e ndonjë procesi që do premtonte paqe në Gadishull. Ajo nuk mund të luajë të anshmen për çështjen e Palestinës në Lindje e ta bëjë neutralen para dyerve të saj. Deri sot BE si organizatë (jo si shtete të veçanta brenda saj) deri sot asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion konkret për të bindur anëtaret e saja për të njohur Kosovën. Këtë, nuk ka pasur fuqi ta bëjë as për çështje të vizave, e lere më më shumë.

E qartë: BE nuk mund t’i kërkojë Serbisë njohjen e ndonjë Subjekti, të cilin nuk e njeh as vetë. Kështu ngase ajo nuk është organizatë peshkatarësh, as OJQ humanitare, për të luajtur neutralin, ngase që nga shpallja e kandidaturës e deri në anëtarësim ajo ushtron presion edhe pushtet politik e ekonomik ndaj shteteve tjera që ende nuk janë në të.

Sa të jetë BE në këtë modus, shpallja emisarë dialogu e ministra të jashtëm figura shtetesh kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës është vetëm simptomi i kësaj gjendjeje. Parullat e Borellit dhe Lajçkaut se do jenë neutral janë qesharake – si në kontekstin e përzgjedhjes në post (shtetet e tyre nuk njohin) ashtu edhe në kontekstin e organizatës që përfaqësojnë (BE nuk njeh si tërrësi Kosovën). Ata s’mund të jenë produktiv për ndonjë dialog që shqiptarët besojnë se do sjell një karrige ne OKB dhe njohjen pastaj.

Çështja e integrimit të Kosovës në BE pa këtë hap të saj është teatralikë politike e një organizatë të pafuqi.

SHBA – Ndërkaq Kosova s’mund ta pret një organizatë të tillë deri në pambarim. Aktualisht disponimi dhe sjellja e plotë anëtarëve të saj favorizon më shumë fundin e saj se sa ringjalljen. Kosova nuk ka kohë për të humbur, jo vetëm për këtë, por edhe për një problem tjetër, të cilin e trajtoi dje [Expressi], respektivisht Berat Buzhala: Trump donë që deri në zgjedhjet pasuese ta ketë përmbushur njërin nga premtimet e tij qendrore gjatë zgjedhjeve të kaluara: minimimin e harxhimeve jashtë territorit. Kjo donë të thotë tërheqjen e forcave nga gjithandej „ku nuk janë problemet akute“. Kjo politikë nuk është më tezë analistësh medialë, por siç duket strategji e SHBA-ve. Së paku të këtij mendimi janë shumica e ekspertëve të administratës përtej godinave qeveritare shqiptare. Pra nuk është sekret, por gjeopolitikë që nuk përputhet me ritmin mental të qeverive ballkanike ngase u duket shumë e shpejtë.

Lexo edhe :  Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Është çështje tjetër se a ia del apo jo Trump kësaj pune, poaq sa është çështje tjetër për të se çdo të bëjë Kosova e vetëm përballë armatimit rus që ka mbushur Serbinë.

KOSOVA – Shtetet me aparat funksional dhe të suksesshëm konsiderohen ato që nuk kapen në flagrancë, në gjum, gjersa politika ndërkombëtare lëviz në ndonjë drejtim që mund të prek interesat e tyre. Edhe më defekte në veprim dalin ato shtete që besojnë se mund të ndrrojnë udhën e rrugëtimit brenda politikave globale saherë që t’u duket Trumpi apo Borrelli josimpatik apo destruktiv. Për Kosovën një ndryshim i këtillë kursi shfaq probleme të mëdha me: demosin, historinë dhe pozitën gjeografike të saj. Për fat, ngase drejtimi tjetër përveç se nuk është ai që e duan shumicat, për më tepër përbëhet nga regjime totalitare. Edhenjëherë për fat që: Kosova nuk duhet të vendos madje as ndërmjet dy opsioneve brenda së njejtës udhë. BE dhe SHBA nuk janë opsione në konkurrencë. E para ende nuk ka njohur Kosovën dhe gjendet në krizë interne, e pafuqishme për të ndihmuar dhe e dyta është e vetmja aleate en blloc (se të veçanta ka ajo edhe Gjermaninë, Britaninë e të llojit) me fuqinë e lëvizjes së gjërave. Prandaj bashkudhëtimi është domosdoshmëri, mbijetim e jo lazdrim.

TAKSA – Taksa është problemi që vë në pikëpyetje tejmarshimin e Kosovës krah SHBA-ve e jo krah tjerave. Pa taksën as që do të kishte ardhur deri ky sqarim i linjave. Taksa luajti një rol historik dhe tjet pozitiv për ta sjellë Serbinë para këtij akti kur thotë: „Do të na kërkojnë ta njohim dhe ne s’mund të refuzojmë“, këtë mund ta bëjnë vetëm SHBA-të e asnjëherë BE që as vetë nuk njeh shtetin e Kosovës.

Tash a ia vlen të mos hiqet diçka që mund të vihet kurdoherë duke rrezikuar të vetmen fuqi që të garanton diçka? Qoftë edhe atëherë kur dikush sillet me ultimatume. Jo. Ia vlen vetëm nëse dikush e bën qëllimisht. Se sa mirë apo sa keq kjo do ishte për Kosovën  do të shihet më vonë, siç shohim tash se sa gabim do ishte refuzimi i „Rambujese“.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV