Pse s’i kap shqiptarët koronavirusi/ ‘Çmenden’ mediat italiane: Janë rast për studim

London, January 26, 2020. People wearing a face masks to protecting themself because of epidemic in China. Selective Focus. Concept of coronavirus quarantine. MERS-Cov, middle East respiratory syndrome coronavirus, Novel coronavirus 2019-nCoV.

Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën në një segment të shkurtër kohor. Shqipëria edhe pse është e rrethuar nga vende të infektuara me virusin vdekjeprurës, deri më tani nuk shënohet asnjë rast I infektuar në vendin tonë.

Ky fenomen në Itali duket i çuditshëm dhe mediat në vend shkruajnë se Shqipëri mund të jetë një rast studimor për mjekët. I habitur nga ky fakt është dhe drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales, i cili në një deklaratë tha se po përpiqen të kuptojë arsyen përmes studimeve të gjera.

Në gati 50 raste të dyshuara për koronavirus, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Kontrolle të shumta janë bërë por asnjë person nuk rezulton i prekur.

Në këto kushte, disa njerëz besojnë te teoria se shqiptarët janë imunë ndaj koronavirusit dhe se nuk kanë rrezik të infektohen./Fjala.al/Burimi: Corriere dell’Umbria