Zyrtare/ Milani shkarkon Zvonimir Bobanin

Milani ka njoftuar shkarkimin e Zvonimir Boban, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë te kuqezinjtë.

Në mediat italiane flitej ditë më parë se drejtori ekzekutiv do të shkarkohej. Dhe vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme.

Drejtori i përgjithshëm i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka falënderuar legjendën e klubit për punën që ka bërë në skuadër.

Duam ta falënderojmë Zvonen për përkushtimin e tij në këta nëntë muaj në klub dhe i dëshirojmë atij suksese në të ardhmen e tij. Tani duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshjet tona që na vijnë. Stefano Pioli dhe stafi i tij janë duke bërë punë të mirë dhe jemi duke i përmirësuar paraqitjet e tona”, është shprehur Gazdis.

Boban ishte kritikuar shpesh për punën në klub dhe në skuadër, prandaj edhe u shkarkua.