Zyrtare/ Jeta e Elon Musk do të bëhet film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me siguri ajo që ju mungonte ishte një film për jetën e Elon Musk. Filmi do të realizohet nga kompania e pavarur amerikane e prodhimit A24, ndërsa regjia do të jetë nga Darren Aronofsky, transmeton Variety.

Darren Aronofsky, ndër të tjera, ka drejtuar filmat “Black Swan”, “Requiem for a Dream” dhe të fundit “The Whale”.

Skenari do të bazohet në biografinë zyrtare të Elon Musk, e cila u shkrua nga Isaac Walter dhe u publikua shtatorin e kaluar.

Variety raporton se kishte shumë konkurrencë nga studiot dhe krijuesit e filmave për të marrë përsipër projektin, por A24 përfundimisht ishte fituesi.

Musk fillimisht u bë i njohur me themelimin e SpaceX, një kompani private amerikane e teknologjisë dhe shërbimeve të transportit hapësinor, në vitin 2002. Ai ishte gjithashtu një investitor në prodhuesin amerikan të automjeteve Tesla dhe u bë CEO i saj, duke qëndruar në atë pozicion deri në vitin 2018.

Së fundmi, Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë, duke e riemërtuar atë X./  S.M

Të fundit

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në...

Gjermania ‘shuplakë’ Mitsotakis: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe…

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe. Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson...

Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ishte i ftuar në një program televiziv, ku foli për projektrezolutën e PS për luftën ndaj antikorrupsionit. Gjatë intervistës Shehi...

Sejko raporton në Komision: Nuk parashikojmë rritje të kredive me probleme

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit...

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV