Derbi Juventus-Inter, ka ndryshime në të dyja formacionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sonte në mbrëmje në orën 20:45 do të luhet derbi i shumëdiskutuar midis skuadrës së Juventusit dhe asaj të Interit.

“Zonja e Vjetër” do të jetë pritëse në “Allianz Stadium” në këtë takim që është i vlefshëm për javën e 26-ë të Serisë A dhe shumë i rëndësishëm për të dy ekipet që ndodhen në diferencën e 6-pikëve, me Juven në vend të dytë dhe zikaltërit në vend të tretë.

Kjo ndeshje ishte planifikuar që të zhvillohej përpara disa ditësh, mirëpo kaosi që u shkaktua nga koronavirusi çoi në shtyrjen e saj.

Maurizio Sarri për këtë takim nuk do të ketë Merih Demiral që është i lënduar që disa javë.

Ndërsa, Antonio Conte do të jetë pa emra si Victor Moses, Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonuçi, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo.

Formacioni i Interit:Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young, Lukaku, Lautaro./Fjala.al/

Të fundit

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV