Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij në Australi, pasi u dënua me 20 vite burg nga gjykata ka tentuar të bëjë vetëvrasje. I dënuari tregtar i heroinës Petrit Lekaj, 49 vjeç, korrikun e 2019 vrau brutalisht vajzën e tij Sabrina brenda makinës që i kishte dhuruar për 18-vjetor.
Ish tregtari kokainës po jeton ditët e tij në burgun e sigurisë së lartë, pasi u dënua për vrasjen e së bijës së tij të martën. Ai u dënua me 20 vjet pas hekurave dhe aktualisht po mbahet në izolim.
Gruaja e tij prej 43 vjetësh, Romina e viziton rregullisht atë në burg. Gruaja e tij tha se sistemit mjekësor në vend ishte i pa aftë të diagnostikonin sëmundjen mendore të bashkëshortit të saj.
‘Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim)”, tha ajo.
Shënimet nga psikiatri mjekoligjor David Kutlaca në shkurt 2019 zbuluan se Petrit Lekaj filloi të përjetonte probleme të shëndetit mendor më shumë se gjashtë muaj para se të vriste vajzën e tij./Fjala.al