Ja çfarë po bëhet për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sirma Molla

Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë shndërruar në një sfidë ndaj të gjithë shteteve e shoqërive, për shkak të përhapjes, dinamikës dhe prirjeve që kanë pasur vitet e fundit këto fenomene, si dhe për shkak të pasojave tepër të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e njerëzve. Shkaqet e tyre janë nga më të ndryshmet.

Në kudër të zhvillimeve të fundit në lidhje me ekstremizmin dhe radikalizmin janë zhvilluar disa projekte ne Shqipëri. Qëllimet e këtyre projekteve kanë qënë të studiojnë dhe të parandalojnë përhapjen e radikalizmit dhe ekstremizmit në Shqipëri.

Projekte të tilla  janë mbështetur nga qeveria shqiptare ashtu si edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare apo nga Ambasada Amerikane në Shqipëri. Disa nga projektet janë ndërmarr nga CVE (The Coordination Center for Countering Violent Extremism), IDM ( Institute for Democracy and Mediatation), Council of Europe.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim- IDM

Ndër projektet e para që janë ndërmarrë për ndalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit kanë qenë ato të IDM- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.  Në vitin 2014 (IDM) nisi projektin “Parandalimi i radikalizmit fetar midis të rinjve”, një iniciative 18-mujore e mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë

. Projekti erdhi si një përgjigje ndaj rasteve dhe raportimeve në media që sinjalizojnë një risk të lartë të radikalizmit dhe manipulimit të disa kategorive të margjinalizuara të qytetarëve në zona të pazhvilluara të Shqipërisë.

Objektivi i kësaj iniciative ishte të vlerësojë risqet dhe faktorët kryesorë të radikalizmit potencial, të adresojë sfidat socio-ekonomike dhe të parandalojë risqet e radikalizmit (me bazë fetare) midis të rinjve dhe familjeve të reja që përballen me sfida të vështira socio-ekonomike.  Studimi i parë për ekstremizmin dhe radikalizmin në Shqipëri është kryer në vitin 2015. Pas katër vitesh është publikuar edhe studimi i dyte i kryer nga IDM me të njejtin qëllim.

Më poshtë kemi disa të dhëna krahasuese ndërmjet këtyre dy studimeve, për të parë si ka ndryshuar gjatë këtyre viteve perceptimi mbi këtë temë.

Lexo edhe :  Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës


Krahas studimeve të kryera, IDM në kuadër të këtij projekti ka mbajtur edhe takime të shumta informuese me stafeve pedagogjike të shkollave të mesme, drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore.

Takime të tjera kanë përfshirë edhe përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve në varësi si dhe të rinj, përfaqësues të komuniteteve fetare, , prindër, pedagogë, artistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile. Këto takime janë  kryer në kuadër të projektit të IDM “Zëra të Besueshëm në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm -CVE

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u krijua si rezultat i një sërë masash që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për të trajtuar shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm tek shtetasit shqiptarë që u bashkuan në radhët e organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme vitet e fundit, duke përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri dhe Irak

CVE po ndihmon përmes projektve komunitetet në mbarë vendin duke trajnuar deri tani 28 mijë mësues, mbi 2 mijë policë, psikologë dhe punonjës socialë të konsideruar si të vijës së parë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm.

Kjo qendër ka luajtur gjithashtu nje rol të rëndësishëm në mbështetje të ri-integrimit dhe ri-kthimit të shtetasve shqiptarë nga Siria, duke bashkëpunuar me Zyrën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) .

Qendra CVE synon të bashkëpunojë me aktorët e sektorit publik dhe privat për të ruajtur dhe promovuar vlerat e tolerancës dhe harmonisë fetare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, si dhe ruajtjen e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshëm.

Fondacioni Shqiptar”Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”

Qëllimi i këtij projekti është rritja e  pjesëmarrjes aktive të  aktorëve të komunitetit lokal përmes forumeve dhe debateve të hapura për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit; Informimi dhe  shkëmbimi i ideve, njohurive, praktikave të mira dhe përvojave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit nëpërmjet forumeve dhe tryezave të rrumbullakëta.

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV