Koronavirusi i afrohet Donald Trump, njoftohet Shtëpia e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person që ishte pjesëmarrës në një tubim në Maryland në të cilin të pranishëm ishin edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri COVID-19.

Unioni i Konservatorëve Amerikanë, i cili organizoi tubimin, tha në një deklaratë se personi i prekur nga virusi nuk ka pasur asnjë ndërveprim me Trump dhe Pence.

Në deklaratë thuhet se administrata Trump është njoftuar për rastin, raporton ‘AA’.

Trump mori pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) më 29 shkurt.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha se Trump dhe Pence nuk janë takuar me pjesëmarrësin e infektuar dhe se janë marrë të gjitha masat për familjen Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

Deri më tani, në SHBA jetën kanë humbur 19 persona nga koronavirusi, i cili është përhapur në 30 shtete të SHBA-së.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e mbi 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar mbi 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV