Masat e rrepta që kryeministri italian ka marrë për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret i cili vendos kufizime të reja në lëvizjen e njerëzve deri më 3 prill, për shkak të emergjencës së Coronavirusit, në Lombardi dhe në disa krahina të Venetos, Emilia Romagna dhe Piemonte. Hyrja dhe dalja nga këto territore lejohet vetëm për arsye serioze .

Shkollat, palestrat dhe muzetë të mbyllura

Masa parashikojnë një “zonë sigurie” ku ka kufizime shumë të rrepta. Në veçanti: mbyllja e shkollave e të gjitha niveleve, pezullimi i aktiviteteve të skijimit dhe ngjarjeve publike. Gjithashtu të mbyllura do të jenë edhe muzetë, palestrat, pishinat, teatrot, qendrat sociale dhe kulturore.

Rregullat për baret dhe restorantet

Baret dhe restorantet do të jenë të hapura vetëm nga ora 06:00 deri në 18:00, dhe do të duhet të ruajnë detyrimin e distancës prej një metër përndryshe aktiviteti do të pezullohet.
Në dekret shkruhet se “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve përveç lëvizjeve të nevojshme të punës ose situatave emergjente”. Ata që përjetojnë një “simptomatologji të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë më të madhe se 37.5 ° C”, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet me njerëz të tjerë.

Dekreti gjithashtu thekson që aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe biznesi do të mbyllet.

Sport

Sa i përket sportit, ngjarjeve sportive dhe garat e të gjitha llojeve dhe disiplinave do të “pezullohen”, “në vende publike apo private”. Dekreti gjithashtu thotë, se “ngjarjet dhe garat e lartpërmendura, si dhe seancat stërvitore të sportistëve, lejohen brenda ambienteve sportive me dyer të mbyllura”.

Ndalime në të gjithë Italinë: baret dhe diskot

Lexo edhe :  Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Të gjitha takimet dhe shfaqjet janë pezulluar, nga kinematë në muze deri në aktivitete sportive; pijet, diskotekat, sallat e bingove, dhomat e lojërave; mësime në shkolla dhe universitete. Dyqanet do të qëndrojnë të hapura gjatë ditëve të javës; bare dhe restorante vetëm nëse ofrojnë shërbim në tryezë dhe garantojnë distancën “e sigurisë” prej një metri midis njerëzve./Fjala.al

Të fundit

Gripi i shpendëve/Ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit por shkakton dëm të madh ekonomik

Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa...

Rama paralajmëron prerje kokash në PS, kush pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë një proces “pastrimi” të brendshëm,...

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia jonë gjithashtu mund të ndryshojë....

Lajme të tjera

Web TV