VIDEO/ 24-vjeçari shqiptar shënon golin vendimtar për ekipin e tij

Futbollisti shqiptar Kristi Qose ka shënuar gol për skuadrën e tij, Karvina në ndeshjen e saj më Pribramin, në javën e 24-t të kampionatit çek.

Mbrojtësi shqiptar ia doli që të shfrytëzonte një moment rrëmuje pranë portës së skuadrës së Pribramit dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Qose ka luajtur në 4 ndeshje të kampionatit cek dhe në to ka shënuar 1 gol, por shumë të rëndësishëm. Skuadra e Karvinës ndodhej në zonën e rrezikut dhe kjo fitore kishte rëndësi jetësore për të, ndaj dhe goli i futbollistit kuqezi ishte vendimtar./Fjala.al/