Rasti i parë babë e bir të prekur me koronavirusi vendosi edhe Shqipërinë në hartën e kuqe të vendeve të prekura nga covid-19. Për këtë arsye, ata janë vendosur në karantinë.
Por, jo vetëm dy të prekurit janë karantinuar por edhe vetë Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Rreth tij, janë vendosur policë të shumtë të pajisur me maska mbrojtëse, për t’u siguruar që nuk do të futet asnjë person i paautorizuar.
Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar futjen e familjarëve apo të afërm të personave të sëmurë në spital, një nga masatë marra për të parandaluar përhapjen e COD-19.