ISHP dezinfekton lokalin e të prekurve, Fjala.al raportoi e para (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Fjala.al bëri publik emrat e dy personave të prekur nga koronavirusi, si edhe raportoi se ata ishin pronarë të një lokali të frekuentuar në Tiranë, Specialistët e Inspektoratit të Shëndetit Publik kanë nisur dezinfektimin e ambienteve ku ata kanë ushtruar aktivitetin.

Në videon e mëposhtme, shihen punonjësit e ISHP që po kryejnë dezinfektimin në lokalin dhe lavazhin, në rrugën “Irfan Tomoni”, ku babë e bir ushtronin aktivitetin, si një masë themelore për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

https://youtu.be/mczWjue16o8
Nga ana tjetër, Silva Bino, shefe e Departamentit ëe Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Semundjeve Infektive në Institutin e Shendetit Publik, ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.

Të fundit

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh,...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Lajme të tjera

Web TV