Koronavirusi, anulohen dy miqësoret e Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka anuluar dy ndeshjet miqësore që ishin planifikuar të zhvilloheshin në muajin mars, për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit.

Ky lajm u zbulua nga gazetari Altin Sulçe në studion e “Ora Sport”, ku ka thënë se dy ndeshjet e Kombëtares ajo me San Marinon dhe me Sllovenisë nuk do të luhen as në Itali dhe as në Shqipëri.

“Ne pamë Brojën që debutoi në Londër sot por nuk do të jetë me kombëtaren. Sepse ndeshja e kombëtares me San Marinon do të anulohet. Ishte ideja që do të zhvillohej në San Marino e më pas thanë që do të zhvendosej në Shqipëri por tani është anuluar. Ka shumë gjasa që dhe ndeshja me Slloveninë që të anulohet. Nuk kishte interes kompanisë që e ka marrë përsipër që të luajë pa tifozeri”,-tha Sulçe.

Ndërkohë, tashmë janë konfirmuar dy raste me koronavirus edhe në vendin tonë, duke e rritur kështu akoma më shumë rrezikun nga ky virus , ndaj nga mbledhja e qeverisë kryeministri Edi Rama anuloi zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive në vend./Fjala.al/

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV