Koronavirusi/ Rama në mbledhjen e qeverisë: 28 vjeçari, infektoi edhe babanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin.

Kjo mbledhje vjen fill pasi në mesnatë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, dy shqiptarë të cilët kishin qenë për disa kohë në Itali nga ku ishin infektuar.

Rama ka folur fillimisht për dy rastet e para ku ka thënë se tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën tjetër si vend i prekur nga koronavirus dhe plani për këtë situatë ka qenë i parapërgatur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.

Rekomandimi kryesor që duhet ndjekur sipas kryeministrit është qetësia kurse receta më e keqe është paniku.

”Ministrja e Shëndetësisë do të informojë më tej lidhur me masat e marra që nga momenti i marrjes së sinjalizimit, protokollin epidemiologjik sipas protokollit të përcaktuar me të gjitha hapat nga OBSh i cili është udhëzuesi ynë që kur është shfaqur ky fenomen kërcënues.

Ajo që ka një rëndësi themelore dhe që është këshilla bazë e OBSH është domosodoshmëria për qetësi dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor sa i takon individëve dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi dhe faktikisht që nga mesnata e mbrëmshme ne i kemi ëprgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Në ka gjithmonë që bëhet edhe më i qartë që këmbëngul dhe OBSH është që receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe nga të gjitha llojet e aventurave individuale.

Kjo është një kohë për t’u informuar, informuar, informuar prej burimeve zyrtare sa i përket higjinës vetjake.”- tha Rama.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV