Koronavirusi/ Veliaj: Nis dezinfektimi i kopshteve, do jenë gati kurdo që vendoset rihapja

Të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht.

Gjithçka bëhet në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19.

Bashkia e Tiranës po vijon me ritëm te lartë dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë gati për rihapjen e tyre.

“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja #DoJaDalim”, thekson Veliaj.