E shembi tërmeti/Qeveria nxjerr vendimin: Konvaleshenca, karantinë ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Plepa të Durrësit do të shërbejë si karantinë për të përballuar të prekurit e mundshëm nga koronavirusi si dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për të ngarkuar Ministrinë  e Mbrojtjes për të rikonstruktuar ndërtesën pas shembjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të qeverisë, ministria gjithashtu duhet të blejë mallra dhe pajisje për përshtatjen e dhomave për nevoja të karantinës, ndërsa do të sigurohet edhe ushqimi dhe shërbimi i lavanderisë.

Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2020 shtohet, përkatësisht, fondi prej 13 824 000 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekësh dhe 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh. Efektet financiare, sipas pikës 3, të këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2020.

“Ministria e Mbrojtjes të koordinojë punën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përcaktimin e kushteve/kërkesave për funksionimin optimal të objektit të caktuar si infrastrukturë karantine.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë të gjitha masat për të siguruar shërbimin shëndetësor dhe psikosocial për personat që vendosen në karantinë, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Të fundit

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Lajme të tjera

Web TV